Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në Forumin e 6-të për Ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", merr pjesë në Forumin e 6-të për Ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë me titull "Sigurimi i arsimit gjithëpërfshirës dhe cilësor, roli i ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë për vendet në zhvillim"
Forumi InterUni 2023 për ndërkombëtarizimin, organizuar në Universitetin WSB në Dabrowa Gornizca të Polonisë, është një ngjarje unike, që mbledh çdo vit ekspertë të huaj dhe vendas, të cilët trajtojnë problemet më të rëndësishme të ndërkombëtarizimit në arsimin e lartë, ku Universiteti i Elbasanit, u përfaqësua nga Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë.
Veprimtaria synon të zgjerojë njohuritë, të shkëmbejë përvoja në fushën e mbështetjes së studentëve të huaj dhe ndërtimit të kompetencave ndërkulturore, menaxhimi i aktiviteteve të shërbimit të studentëve të huaj; arsimimi në gjuhët e huaja, tejkalimi i problemeve të përshtatjes tek studentët e huaj, zgjerimi i integrimit dhe ndërtimi i qëndrimeve gjithëpërfshirëse dhe tolerancës në kontekstin e universiteteve dhe mjedisit lokal.
Në këtë takim, morën pjesë përfaqësues nga universitete të Afrikës, Azisë, Europës/US, etj, të cilët diskutuan mbi rolin, sfidat e ndërkombëtarizimit, strategjitë për rritjen e cilësisë së arsimit etj.
Universiteti i Elbasanit prej vitesh ka në fokus të strategjisë institucionale ndërkombëtarizimin, i cili ka mundësuar, shkëmbimin kulturor dhe akademikë përmes programit Erasmus + dhe jo vetëm, rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor studentor dhe akademikë, implementimin e projekteve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, qasjen në biblotekën më të madhe digjitale JSTOR, rritjen e konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare e shumë të tjera.