Ambasadori turk në Shqipër, Z.Tayyar Kağan Atay, vizitë në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
Në vijim të aktiviteteve në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Turqi, Ambasadori turk në Shqipër, Z.Tayyar Kağan Atay, vizitoi Universitetin e Elbasanit, ku u takua me rektorin Prof. dr. Skender Topi, si dhe zhvilloi një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të universitetit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Prof. Topi, theksoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënies Shqipëri-Turqi, bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me universitetet prestigjoze në Turqi, në kuadër të programit Erasmus+, projektet e vazhdueshme të përbashkëta që kanë njohur rritje vit pas viti, si dhe mundësimin e studimit të gjuhës turke në Universitetin e Elbasanit.
Aktivitete në UE
Biblioteka
Njoftime
Kontakte