a-STEP Cost Action organizoi të parin trajnim (Training School) në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani"
a-STEP Cost Action organizoi të parin trajnim (Training School) në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", në datat 3-4 korrik 2023 ku bëri bashkë rreth 30 pjesëmarrës nga 8 shtete, si Shqipëria, Irlanda, Austria, Portugalia, Karolina e Veriut, Shtetet e Bashkuara, Turqia, Bullgaria.
Tema e trajnimit "Building Bridges with Participatory Research" mblodhi bashkë doktorantë, kërkues të rinj dhe postdoktorantë, kërkimet e të cilëve janë të lidhura me individët me aftësi ndryshe dhe sidomos me individët me çrregullime të spektrit të autizmit, si edhe me paaftësi intelektuale.
Pjesëmarresit punuan së bashku për të ndërthurur aspektet teorike me ato praktike, me qëllim që të pranishmit të mund të përfitonin sa më shumë njohuri dhe aftësi nga ky trajnim.
Kjo veprimtari është në kontekstin e një bashkëpunimi më të gjerë në fushën e zbatimit të metodave të reja shkencore dhe zgjerimit të perspektivave të studimit në kuadrin e marrëveshjeve të Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" me partnerë ndërkombëtarë.