Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

U nënshkrua marrëveshja midis Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe Universitetit Papnor Gregorian

Më datë 28 shtator 2023, në Universitetin Papnor Gregorian, u nënshkrua marrëveshja midis Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe Universitetit Papnor Gregorian.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje  morën pjesë rektorët, Prof.Dr. Skender Topi dhe Mark Andrew LEWIS SJ, Dekania e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Prof.as.dr. Elisabeta Osmanaj dhe Drejtori i Qendrës së Studimeve Ndërfetare Gregoriane, Prof. Ambrogio Bongiovanni.

Rektorët shprehën angazhimin e tyre për të filluar implementimin e menjëhershëm të saj, si dhe besimin se ky partneritet do të sjellë fryte të mëdha për të dy universitetet dhe komunitetet e tyre.

Gjatë ditëve të vizitës, në datat 28-29 shtator, u zhvillua edhe Konferenca  "Dialogu ndërfetar, kontributi i Shqipërisë në Ballkan", një bashkëpunim i Qendrës së Studimeve Ndërfetare Gregoriane, drejtuar nga Prof. Ambrogio Bongiovanni, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar të Elbasanit, përfaqësuar nga presidenti, Z. Arben Ramkaj, si edhe nga koordinatori i qendrës, Z. Don Dorian Mjeshtri, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Filozofisë Gregoriane dhe Fondacioni MAGIS.

Në kumtesën e tij, Prof. Topi, bashkëndau me të pranishmit eksperiencën e tij si mjek, akademik dhe rektor i një institucioni të rëndësishëm arsimor.

Ky aktivitet shkencor u organizua nën kujdesin e veçantë të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, pranë Selisë së Shenjtë, përfaqësuar nga Ambasadorja, Znj. Majlinda Frangaj dhe Ambasadës së Republikës së Italisë, pranë Selisë së Shenjtë, përfaqësuar nga Ambasadori Z. Francesco di Nitto.

Në fokus të kësaj konference  ishte inkurajimi i harmonisë ndërfetare, shoqërore dhe edukimin për paqen përmes kërkimeve akademike.

U nënshkrua marrëveshja midis Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe Universitetit Papnor Gregorian