Mbi kuotat dhe tarifat e studimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit
Njoftojmë të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë studimet e larta se kuotat për programet e studimit në Universitetin e Elbasanit dhe tarifat e studimit janë sipas tabelës së vendosur në linkun e mëposhtëm. Ndërkohë po në këtë tabelë të gjithë studentët që kanë mbaruar ciklin e studimeve bachelor, do të gjejnë kuotat dhe tarifat për të gjithë ciklin e studimeve master, që ofron Universiteti ynë. Duke shpresuar se do të jeni pjesë e studimeve në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, ju urojmë suksese!