Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te natyres, Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Shpallje konkursi për pozicionin e punës, personel akademik, me kohë të plotë 1 (një) të kategorisë professor (professor i asociuar)

Departamenti i Kimisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” shpall konkurs për pozicionin e punës, personel akademik, me kohë të plotë 1 (një) të kategorisë professor (professor i asociuar)

Kanditati duhet të zotërojë këto kritere të përgjithshme e të veçanta:

  1. Të ketë titullin professor i associuar në shkenca kimike/teknologji kimike. (Titulli e lëshuar nga institucione të huaja të arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara jashtë vendit, duhet të jetë e njohur dhe njësuar nga Ministria përgjegjëse për Arsimin në Shqipëri)
  2. Të ketë përfunduar studimet në shkenca kimike/teknologji kimike

(Diploma e lëshuar nga institucione të huaja të arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara jashtë vendit, duhet të jetë e njohur dhe njësuar nga Ministria përgjegjëse për Arsimin në Shqipëri)

  1. Të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj të Bashkimit Europian.
  2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidatët duhet të dorëzojnë në rrugë postare në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore Protokoll Arkiv të Rektoratit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e shpalljes në www.app.gov.al (08.11.2021 – 17.11.2021) dokumentacionin e kërkuar si më poshtë:

  • Formular aplikimi;
  • Jetëshkrimin e tij/saj;
  • Kopje e noterizuar e diplomave dhe të listave të notave. (Diplomat e lëshuara nga institucione të huaja të arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara jashtë vendit, duhet të jetë e njohur dhe njësuar nga Minsitria përgjegjëse për Arsimin në Shqipëri);
  • Dokumentacion shoqërues përkatës të nevojshëm original ose të noterizuar sipas plotësimit të kritereve të shpallura (botime brenda e jashtë vendit, kualifikime të tjera sipas fushës së studimit brenda ose jashtë vendit)
  • Fotokopje e njehsuar e librezës së punës/Vërtetim punësimi nga punëdhënësi për eksperiencën e punës;
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës së huaj e njehsuar me origjinalin;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
  • Raport i gjendjes shëndetsore, që vërteton aftësinë për punë;
  • Librezë shëndetsore.

Dokumentacioni i kërkuar dorëzohet në rrugë postare brenda 10 (dhjetë) ditëve (08.11.2021 – 17.11.2021) nga data e shpalljes në www.app.gov.al  në adresën:

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,

Aplikim për pozicionin e punës:

Departamenti i Kimisë

Elbasan

Konkursi do të zhvillohet në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Komisioni ad-hoc do të vlerësojë paraprakisht dosjet e kandidatëve dhe më pas kandidatët do ti nënshtohen intervistës me gojë (22.11.2021 – 10.12.2021) Kandidatët konkurues do të njoftohen elektronikisht për rezultatet paraprake të konkurrimit, orën dhe datën e intervistës dhe për shpalljen /njoftimi i fituesit.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën:

www.uniel.edu.al/zona-akademike/dokumentacion