Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Historiku i fakultetit  ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Njësitë përbërëse  ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Njoftime  ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Shpallje konkursi për staf akademik me kohë të plotë në Departamentin e Lëndëve Paraklinike dhe Klinike, "asistent lektor"

Departamenti i Lëndëve Paraklinike dhe Klinike Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani” për nevojat e tij shpall konkurs për staf akademik me kohë të plotë për vitin akademik 2016-2017.

Kriteret e përgjithshme për konkurim janë:

  • Kandidati t’i përkasë kategorisë “asistent lektor”. Të ketë mbaruar studimet e larta në fushën e Shkencave Mjekësore në Shqipëri apo jashtë saj. Diploma e fituar jashtë vendit duhet të jetë e njohur nga MAS.
  • Të ketë përfunduar studimet Master i Shkencave ose ekuivalente me të si dhe Bachelor në Menaxhim Intermieror/Infermier i Përgjithshëm, me notë mesatare mbi 8.5.
  • Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
  • Të ketë pjesëmarrje në konferenca, botime në revista shkencore dhe studime në fushën e shkencave mjekësore.
  • Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda ose jashtë vendit në fushën e shkencave mjekësore
  • Të ketë përvojë akademike

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 01.03.2017 këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
  • C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
  • Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
  • Provime, mikroteza etj.
  • Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
  • Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
  • Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
  • Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
  • Raport mjeko-ligjor.
  • Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën

www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave mjekesore teknike/njoftime