Aktivitet në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave
Datë 6 dhjetor 2017, Departamenti i Edukimit Qytetar në bashkëpunim me Forumin e Gruas - Elbasan, organizuan në mjediset e Fakultetit të Shkencave të Edukimit aktivitet në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Të ftuar ishin përfaqësues nga Bashkia e Elbasanit znj. Marsida Sejdini, kordinatore e dhunës në Bashki; nga Drejtoria e Policisë - Elbasan, znj. Fatbardha Menalla, kordinatore e dhunës në Polici; z. Qani Papri, specialist i policisë së zonës. Gjithashtu ishin të pranishëm edhe znj. Dhoksa Gjoka, punonjëse sociale Forumi i Gruas-Elbasan, si dhe Gertiana Hasalla, koordinatore pranë Forumit të Gruas-Elbasan.
Aktiviteti u realizua me studentë të degëve Filozofi-Sociologji dhe Edukatë Qytetare. Studenti i vitit të 3-të Gesian Luli, ishte ideatori i sloganit të fushatës "16 ditë aktivizimit kundër dhunës", ndërsa studentet Ana Shira dhe Xhiltiana Tabaku lexuan poezitë e tyre të krijuara për këtë aktivitet.





