Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Historiku i fakultetit  ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Njësitë përbërëse  ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Njoftime  ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Zhvillohet Kongresi i Katërt Ndërkombëtar në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Università degli Studi di Bari Aldo Moro, Università degli Studi dell'Aquila, dhe në drejtimin e veçantë të Prof. Dr. Skender Topi, Prof. Maria Grazia Cifone dhe Prof. Luigi Santacroce, zhvilloi Kongresin e Katërt Ndërkombëtar me tematikë "The Recent Trends in Biomedical Research – Current State of Scientific Research in the Adriatic Region".

Ky event shkencor, tashmë vijues i traditës së konsoliduar të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, dedikuar posaçërisht doktorantëve të shkencave mjekësore teknike me qëllim rritjen e aftësive kërkimore të kërkuesve të rinj shkencorë, mundësoi prezantimin e rezultateve kërkimore më të fundit edhe nga akademikë, mjekë dhe profesionistë të fushës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga universitetet ndërkombëtare partnere, duke krijuar një hapësirë dinamike për shkëmbimin e njohurive, eksperiencave dhe risive në biomjekësi si dhe duke forcuar marrëdhëniet bashkëpunuese .

Në fjalën përshëndetëse të saj, Rektorja e Universitetit, Prof. Dr. Elvira Fetahu, theksoi rëndësinë e organizimit të kongresit në zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe në nxitjen e kërkimeve shkencore që ndikojnë pozitivisht në avancimin e kujdesit shëndetësor dhe rritjen e cilësisë së jetës.

Prof. Dr. Skender Topi, në prezantimin e tij, theksoi veçanërisht se, me këtë aktivitet shkencor, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike forcon rritjen e tij akademike, rezultat edhe i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si Università degli Studi di Bari Aldo Moro dhe Università degli Studi dell'Aquila.

Zhvillohet Kongresi i Katërt Ndërkombëtar në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit