Shpallje konkursi për laborant me kohë të plotë viti akademik 2016-2017
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”, për nevojat e tij për personel ndihmës akademik me karakter mësimor për vitin akademik 2016-2017, shpall konkurs për 1 (një) personel specialist (laborant) me kohë të plotë.
Kriteret për konkurrim janë:
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit në farmaci. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet te jenë të njohura nga MAS
 - Të këtë përfunduar studimet Bachelor dhe Master (ekuivalente me të) në profilin farmaci me notë mesatare mbi 8.5
 - Të ketë kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse
 - Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja).
 - Të jetë njohës dhe përdorues i mirë i programeve bazë kompjuterike, vërtetuar me dëshmi
 - Të ketë aftësi të mira komunikuese, menaxhuese dhe përvojë në fushën e kërkimit dhe projekteve.
 - Të ketë përvojë pune në sektorin farmaceutik.
 
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 17.04.2017 - 27.04.2017 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit të aplikimit)
 - Letër interesi
 - C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi
 - Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
 - Provime pasuniversitare, etj
 - Botimet, vërtetime pjesëmarrje në projekte
 - Kualifikime brenda dhe jashtë vendit
 - Referenca nga punëdhënës të mëparshëm
 - Dëshmia e gjuhëve të huaja/kompjuter etj që zotëron.
 - Dëshmi penaliteti/ vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
 - Raport mjeko-ligjor
 
Kandidatët do t'i nënshtrohen intervistës me gojë në Dekanat
Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/ fakulteti i shkencave mjekesore teknike.
     
				
Aktivitete në UE
				
 Biblioteka
				
LLL Centre
				
Njësia e Sigurimit Të
				
 Këshillimi i Karrierës
				
Punësimi në UE