Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri
Ditën e sotme, Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në Shqipëri.
Rektori i Universitetit të Elbasanit, Prof.dr. Skender Topi dhe Ambasadori i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Z. Bruce G. Berton, kanë nënshkruar një marreveshje që synon të themelojë Klinikën e Ligjit në Universitetin e Elbasanit. Klinika:
1️⃣ Do të ofrojë ndihmë juridike parësore për banorët me të ardhura të ulëta në qarkun e Elbasanit;
2️⃣ Do t’i vijë në ndihmë praktikës së studentëve të vitit të pestë të Drejtësisë.