Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri

Ditën e sotme, Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në Shqipëri.

Rektori i Universitetit të Elbasanit, Prof.dr. Skender Topi dhe Ambasadori i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Z. Bruce G. Berton, kanë nënshkruar një marreveshje që synon të themelojë Klinikën e Ligjit në Universitetin e Elbasanit. Klinika:

1️⃣    Do të ofrojë ndihmë juridike parësore për banorët me të ardhura të ulëta në qarkun e Elbasanit;

2️⃣    Do t’i vijë në ndihmë praktikës së studentëve të vitit të pestë të Drejtësisë.

Në kuadër të kësaj marrëveshje, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, do të mbështesë stafin akademik dhe studentët me trajnime, me literaturë dhe bazë materiale, si edhe eksperiencë për zhvillimin dhe menaxhimin e një klinike të ndihmës juridike dhe programit praktik të formimit juridik.

Rektori në fjalën e tij, shprehu angazhimin e pakushtëzuar për këtë bashkëpunim, partneriteti i së cilës do të sjellë avantazhe të mëdha për komunitetin universitar të Elbasanit dhe më gjerë.

Ambasadori Berton, shfaqi kënaqësinë e tij për lidhjen e thellë të bashkëpunimit me një institucion të rëndësishëm arsimor si Universiteti i Elbasanit dhe shprehu besimin e tij në suksesin e themelimit të klinikës së ligjit, si edhe të projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri