Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, prezantoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Elbasanit, studimin e përgatitur mbi demokracinë e brendshme në partitë politike shqiptare
Përfaqësues të këtij instituti, ndan me studentët gjetjet, opinionet dhe konkluzionet e studimit, analizimin e historikut dhe ecurisë së partive kryesore në vend. Ky studim i financuar nga Fondacioni “Hanns Seidel”, Zyra për Shqipërinë, synon të bëj së bashku studiues, studentë dhe aktivistë të shoqërisë civile, për të diskutuar mbi rolin dhe efektet e demokracisë të partive politike në shoqëri dhe në vendimarrjen publike në tërësi.