Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërkombëtare në Fakultetin Ekonomik.

Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zhvillua Konferenca e 8-të Ndërkombëtare me titull “Bashkëpunimi Rajonal Ekonomik dhe harmonizimi i legjislacionit si premtim për internacionalizimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm përfaqësues nga universitete të ndryshme nga vendi dhe bota si dhe figura të spikatura të kërkimit shkencor në këtë fushë.

Konferenca u hap nga dekania e Fakultetit Ekonomik, prof. as. dr. Imelda Sejdini, e cila në fjalën e saj theksoi rëndësinë e kërkimit shkencor në stadin aktual, ndërsa bëri të ditur se, risia e këtij viti është organizimi i kësaj Konference në bashkëpunim me Institucionin e Komisionerit kundër diskriminimit.

Konferenca u përshëndet nga Rektori i Universitetit të Elbasanit prof. dr. Skender Topi i cili në fjalën e tij u shpreh se “Organizimi i konferencave ndërkombëtare janë evente të rëndësishme akademike për të bërë bashkë studiues e kërkues”

Më tej ai nënvizoi se “Shteti shqiptar, në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian, ka ndërmarrë e po implementon një sërë reformash të rëndësishme siç është reforma në arsim, reforma administrative dhe reforma në drejtësi. Përveç aspektit legjislativ, reformat e ndërmarra kanë edhe një impakt të drejtpërdrejtë ekonomik. Efekti ekonomik i çdo reforme është i pashmangshëm, por studimi paraprak i tyre është i domosdoshëm. Kjo është arsyeja përse në çdo rast duhet të kërkohet prania e akademikëve, në cilësinë e ekspertëve”.

Konferenca u përshëndet edhe nga Komisioneri kundër diskriminimit, z. Robert Gajda, Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja, Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Bukurosh Stafa, prof. dr. Evis Kushi në cilësinë e stafit akademik të këtij Fakulteti, të cilët theksuan rëndësinë e mbajtjes së kësaj konference, duke e kthyer kërkimin shkencor në një mënyrë të vlefshme dhe për t’u shërbyer jo vetëm studentëve, por edhe bashkëpunimit me institucionet.

Më pas në konferencë u prezantuan punimet shkencore nga vendi dhe bota.

Zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërkombëtare në Fakultetin Ekonomik ,UNIEL Zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërkombëtare në Fakultetin Ekonomik ,UNIEL Zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërkombëtare në Fakultetin Ekonomik ,UNIEL Zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërkombëtare në Fakultetin Ekonomik ,UNIEL Zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërkombëtare në Fakultetin Ekonomik ,UNIEL