Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", merr pjesë për të dytin vit radhazi në Konferencën Vjetore Shkencore Ndërkombëtare të Universitetit "Kadri Zeka" në Gjilan, Kosovë

Në konferencën me temë "Identiteti Shkencor dhe Kreativiteti në një Botë të Ndryshuar", u ofrua pjesëmarrja me prezantime të rezultateve të kërkimit në një nga 5 seksionet e konferencës:

1) Sfidat aktuale në dixhitalizim

2) Kërkimet aktuale në matematikë

3) Sfidat aktuale në arsimin shkollor

Më shumë

Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, vizitë në Universitetin e Firenzes

Rektori i Universitetit të Elbasanit, Prof.dr. Skender Topi, zhvillon një  takim zyrtar me Rektoren e Universitetit të Firenze, Prof. Alessandra Petrucci.

Takimi u zhvillua në rektoratin e Universitetit të Firenze me në fokus, zgjerimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Pjesë e dakordësisë u bë iniciativa për organizimin e një programi të përbashkët studimi në fushën e shkencave sociale. Gjithashtu palët shprehën dakordësinë për të zgjeruar bashkëpunimin në kuadër të programit Erasmus+ për programet e studimit në ekonomi, drejtësi dhe shkenca mjekësore teknike.

Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, vizitë në Universitetin e Firenzes

Universiteti "Aleksandër Xhuvani", organizon për herë të parë forumin me temë "Toleranca Përtej Kulturës"

Ky forum, vjen si rezultat i bashkëpunimit midis Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", Fondacionit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Research Dialogue Cooperation.

Në fjalën e tij përshëndetëse, rektori i universitetit, Prof.dr Skender Topi, theksoi rëndësinë e krijimit të aktiviteteve kushtuar tolerancës dhe kulturës, duke përmendur gjithashtu projektet e ndërmarra së fundmi, për njohjen e diplomave të përbashkëta me universitetet partnere, duke mundësuar kështu rritjen e cilësisë akademike të studentëve.

Përgjatë takimit, për të ftuarit u shpërndane dhe çmime vlerësimi.

Universiteti "Aleksandër Xhuvani", organizon për herë të parë forumin me temë "Toleranca Përtej Kulturës"

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me AADF në Programin Research Expertise from the Academic Diaspora READ

Në takim morën pjesë kryetari i BoT AADF, z. Michael D. Granoff, bashkëpunëtorët e AADF, z. Martin Mata dhe z. Aleksandër Sarapuli, ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, anëtarë nga Këshillat Këshillimor të Programit READ, si dhe përfaqësues nga Institucionet e Arsimit të Lartë në të gjithë vendin.

AADF, synon të sjellë deri në 100 studiues të Diasporës Shqiptare për të punuar me institucionet e Arsimit të lartë në Shqipëri, në projekte kërkimore bashkëpunuese, doktoratë, supervizim, zhvillim i kurrikulës dhe bashkë-mësimdhënie.

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me AADF në Programin Research Expertise from the Academic Diaspora READ

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, tryeza me temë “Integrimi i studentëve në tregun e punës”

Në kuadër të projektit “3E - English- Entrepreneurship – Employability”, mundësuar nga mbështetja e Ambasadës Amerikane, JAA (Junior Achievement Albania), zhvilloi në Universitetin e Elbasanit tryezën me temë “Integrimi i studentëve në tregun e punës”.

Znj. Blerina Guga dhe Znj.Anisa Subashi, prezantuan situatën aktuale të punësimit të studentëve dhe identifikimin e modeleve dhe praktikave kombëtare e lokale, që mundësojnë integrimin e studentëve në tregun e punës.

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, tryeza me temë “Integrimi i studentëve në tregun e punës”