Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, zhvillohet aktiviteti me temë "Aleanca kundër gjuhës së urrejtjes një diskutim gjithëpërfshirës"

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, Avokaten e Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Autoritetin e Mediave Vizive, zhvilluan aktivitetin me temë "Aleanca kundër gjuhës së urrejtjes një diskutim gjithëpërfshirës".

Ky aktivitet u organizua në kuadër të 12-vjetorit të miratimit të ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi.

Më shumë

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, takimi në kuadër të "Ditët e informimit të maturantëve"

Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", është zhvilluar takimi me personelin e Zyrës Vendore Arsimore Elbasan dhe drejtorët e shkollave të mesme, në kuadër të "Ditët e informimit të maturantëve", me qëllim njohjen dhe informimin e nxënësve maturantë me institucionet e Arsimit të Lartë.

Veprimtaria shërben për njohjen e maturantëve më nga afër me universitetin, programet e studimit, personelin akademik etj.

Më shumë

Zhvillohet në Fakultetin e Shkencave të Edukimit projekti me temë “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike"

Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit është zhvilluar projekti me temë “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike", organizuar nga Këshilli Evropian.

Në fjalën e saj përshëndetëse, dekane e këtij fakulteti Prof.as.dr Elisabeta Osmanaj, theksoi rëndësinë e organizimit të këtyre projekteve dhe aktiviteteve, për rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë dhe përgatitjen e mësuesve të ardhshmëm.

Më shumë

Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” sesioni informues nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim

Është zhvilluar në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", sesioni informues nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), për projektet e CleanScore, Master & Internship në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, programin LEAD Albania, si dhe fillimin e bashkëpunimit për projektin READ (Research Expertise from Academic Diaspora).

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimeve që vazhdimisht ka Universiteti Elbasanit "Aleksandër Xhuvani, ku në qendër janë personeli akademik dhe studentët.

Më shumë

Rektori i Universitetit të Elbasanit, Prof.dr.Skender Topi, zhvillon takim me ambasadorin e Arabisë Saudite

Rektori i Universitetit Prof.dr. Skender Topi, zhvilloi ditën e sotme një takim me ambasadorin e Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, duke e prezantuar atë me historikun, traditën e universitetit në fushën e mësimdhënies, kapacitetet që ofron, bashkëpunimet e vazhdueshme dhe ndërkombëtarizimin që mbetet prioritet për Universitetin e Elbasanit.

Në fjalën e tij, rektori shprehu vlerësimin, për iniciativën e ndërmarrë nga ambasada e Arabisë Saudite, për të ndihmuar komunitetin shqiptar, punëve të vazhdueshme që bëhen për qeveritë lokale dhe universitetet, duke theksuar gatishmërinë e universitetit për t’iu bashkëngjitur iniciativave dhe bashkëpunimeve.

Më shumë

Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, sesion leximi me studentët e gjermanistikës

Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", u organizua një sesion leximi me studentët e gjermanistikës mbi librin historik "Roli i marinës gjermane në luftën e Kosovës 1998/99, të historianit Dr.phil. Heiko Herold. 

Në prezantimin e tij, Dr.Herold, ndau me studentët eksperiencën e tij në krijimin e librit, duke mos munguar në fund dhe dhurimi i 2 librave për biblotekën e universitetit.

Më shumë