Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Takim në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në kuadër të Tetorit Rozë

Në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra gjatë muajit tetor , nën moton #TetoriRozë i shndërruar tashmë në një muaj vetëdijësimi mbi Kancerin e Gjirit dhe rritjen e ndërgjegjësimit për shtimin e masave për zbulimin e hershëm të tij, Universiteti i Elbasanit në bashkëpunim me Institutin Parlamentar, përmes Shërbimit të Edukimit Qytetar, zhvilloi në ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike një aktivitet me pjesëmarrjen e studentëve, personelit akademik si edhe të deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë Znj. Desantila Tahiraj dhe Znj. Zheni Gjergji.

Në kumtesat e tyre, zëvëndësrektorja e universitetit Prof.as.dr. Elvira Fetahu, Znj.Tahiraj dhe Znj. Gjergji, diskutuan me të pranishmit një spektër të gjerë tematikash, duke u ndalur edhe në mesazhe sensibilizuese vetëdijësimi si individë dhe si shoqëri.

Takim në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në kuadër të Tetorit Rozë

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, mirëpret praktikantët e rinj të Programit të Nxitjes së Punësimit për vitin akademik 2023-2024

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale e AKPA-së, Elbasan, #DrejtoriaRajonalePunësimitElbasan ka mirëpritur ditën e sotme të rinjtë përfitues të Programit të Nxitjes së Punësimit për vitin akademik 2023-2024.

Në këtë takim prezantues, Zëvendësrektorja e Universitetit të Elbasanit Prof.as.dr Elvira Fetahu dhe Drejtoresha Rajonale e AKPA-së Elbasan, Znj. Marsida Hyseni, informuan studentët mbi mundësitë dhe përfitimet e të ndjekurit të praktikave profesionale në një institucion të arsimit të lartë, siç është Universiteti i Elbasanit.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, mirëpret praktikantët e rinj të Programit të Nxitjes së Punësimit për vitin akademik 2023-2024

Organizohet Workshopi me temë “Procesi i integrimit europian në Shqipëri – mundësitë për përfshirje të shoqërisë civile në procesin e negociatave për arsimin, shkencën dhe rininë”

Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", u zhvillua workshopi me temë "Procesi i integrimit europian në Shqipëri – mundësitë për përfshirje të shoqërisë civile në procesin e negociatave për arsimin, shkencën dhe rininë"

Aktiviteti pati si fokus kryesor mundësitë për përfshirje të shoqërisë civile, studentëve, personelit akademik, që mbulojnë fusha të demokracisë, rinisë, arsimit dhe kërkimit shkencor, apo edhe bashkëpunimit rajonal sa i përket procesit të negociatave dhe informimit e konsultimit mbi kapitujt 25 (Shkenca dhe Kërkimi Shkencor) dhe 26 (Arsimi dhe Kultura) të Acquis së BE.

Organizohet Workshopi me temë “Procesi i integrimit europian në Shqipëri – mundësitë për përfshirje të shoqërisë civile në procesin e negociatave për arsimin, shkencën dhe rininë”

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvilluan “Ditët e Informimit” nga Zyra e Marrëdhenieve me Jashtë, në kuadër të mobiliteteve studentore Erasmus+

Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin e Elbasanit  përfundoi me sukses "Ditët e Informimit", duke ofruar informacione për mundësitë e mobiliteteve te studentëve në kuadër të programit Erasmus+

Përgjatë këtyre ditëve, studentët e fakulteteve të universitetit, u informuan mbi avantazhet dhe përfitimet e të studiuarit në vende të ndryshme të Evropës e më gjerë. Ato u njohën me procedurat e aplikimit , kritereve dhe kërkesave për të qenë pjesë e programit Erasmus+ .

Më shumë

Prezantimi i Bursave Chevening në Universitetin e Elbasanit

Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", u zhvillua prezantimi i programit ndërkombëtar i bursave Chevening, ofruar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Studentët e UE-së u informuan nga përfaqësuesja e Programit Chevening mbi mundësitë dhe avantazhet që ofron ky program, si edhe kriteret e mënyrën për të aplikuar.

Për më shumë informacion:

https://www.chevening.org/scholarships/?fbclid=IwAR3qoXUKD76or1wGu1PSFVK-G-zqURSGfNPTcYG3skxKS5Ry2LhmolUPIbY

Prezantimi i Bursave Chevening në Universitetin e Elbasanit

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në Forumin e 6-të për Ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", merr pjesë në Forumin e 6-të për Ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë me titull "Sigurimi i arsimit gjithëpërfshirës dhe cilësor, roli i ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë për vendet në zhvillim"

Forumi InterUni 2023 për ndërkombëtarizimin, organizuar në Universitetin WSB në Dabrowa Gornizca të Polonisë, është një ngjarje unike, që mbledh çdo vit ekspertë të huaj dhe vendas, të cilët trajtojnë problemet më të rëndësishme të ndërkombëtarizimit në arsimin e lartë, ku Universiteti i Elbasanit, u përfaqësua nga Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë.

Më shumë