Organizohet Seminari i Parë Kombëtar HERE në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", u organizua për dy ditë radhazi Seminari i Parë Kombëtar HERE nga grupi i ekspertëve HERE, Zyra Kombëtare Erasmus+ dhe SPHERE, me pjesëmarrjen e veçantë të ekspertit Prof.dr. Liviu Matei MAE
Në fokus të këtij takimi ishin çështjet kyçe që lidhen me procesin e ndërkombëtarizimit në arsimin e lartë.
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", prej vitesh ka në qendër të strategjisë institucionale zhvillimin e ndërkombëtarizimit, përmes programeve të shkëmbimit, bashkëpunimit me universitetet e tjera partnere, pjesëmarrjes në projekte ndërkombëtare, organizimin e konferencave dhe aktiviteteve ndërkombëtare, duke forcuar kështu lidhjet me institucionet e tjera në botë.
Organizohet Seminari i Parë Kombëtar HERE në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”