Punësimi në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Shpallje konkursi në Fakultetin Ekonomik për personel akademik me kohë të pjesshme

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” për nevojat e tij për mbulim të procesit mësimor për vitin akademik 2022-2023, shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme.

◊ Departamenti i Marketing Inxhinierisë

◊ Departamenti i Administrim Biznesit

◊ Departamenti i Financë Kontabilitetit

◊ Departamenti i së Drejtës

◊ Departamenti i Ekonomiksit

Shpallje konkursi për pozicionin e punës 1 (një) personel akademik me kohë të plotë, i kategorisë asistent lektor

Departamenti i Lëndëve Paraklinike në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, shpall konkurs për pozicionin e punës 1 (një) personel akademik me kohë të plotë, i kategorisë asistent lektor.

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere të përgjithsme e të veçanta:

Kritere  të përgjithshme :

1. Të ketë përfunduar studimet në shkenca mjekësore. (Diploma e lëshuar nga institucione të huaja të arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara jashtë vendit, duhet të jetë e njohur dhe njësuar nga Ministria përgjegjëse për Arsimin në Shqipëri).

2. Të ketë përfunduar studimet Bachelor dhe Master i shkencave ose ekuivalente me të, në Fizioterapi, me notë mesatare mbi 8. (Diploma e lëshuar nga institucione të huaja të arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara jashtë vendit, duhet të jetë e njohur dhe njësuar nga Ministria përgjegjëse për Arsimin në Shqipëri).

Shpallje konkursi për pozicionin e punës 1 (një) personel akademik me kohë të plotë, i kategorisë asistent lektor

Shpallje konkursi për pozicionin e punës personel administrativ me kohë të plotë, specialist shërbimi

Drejtoria e Shërbimeve dhe Prokurimeve në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, shpall konkurs për pozicionin e punës personel administrativ  me kohë të plotë, specialist shërbimi.

Specialsiti i shërbimeve: Zbaton me përpikmëri dhe me nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara nga eprorët e tij në lidhje me mirëmbajtjen dhe asistencen teknike për pajisjet elektronike dhe kompjuterike në institucion (konfigurime/instalime hardëare & Softëare/ instalime dhe konfigurime rrjeti. Jep përgjigje teknike për probleme specifike; përgatit propozime lidhur me trajtimin e çështjeve të ndryshme me karakter teknik dhe profesional; ndjek dhe raporton korrespondencën që i është dhënë për trajtim duke respektuar rigorozisht afatet e përcaktuara duke raportuar tek përgjegjësi i sektorit dhe drejtori i drejtorisë; mban përgjegjësi për cilësinë dhe saktësinë profesionale; punon për rritjen e aftësive vetjake tekniko-profesionale dhe merr pjesë në veprimtaritë trajnuese për këtë qëllim, në funksion të plotësimit sa më të mirë të detyrave të ngarkuara, të njohë legjislacionin në fuqi dhe në mënyrë të veçante në atë që lidhet me punën sipas specifikës të fushës që mbulon.

Shpallje konkursi për pozicionin e punës personel administrativ me kohë të plotë, specialist shërbimi

Shpallje konkursi për pozicionin e punës 1 (një) personel ndihmësakademik me kohë të plotë, specialist teknike

Departamenti i Specaliteteve Tekniko Mjekësore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, shpall konkurs për pozicionin e punës 1 (një) personel ndihmësakademik me kohë të plotë, specialist teknike.

Specialist teknike/laborant, është njësi ndihmëse e procesit mësimor dhe atij kërkimor në department si dhe  ndihmon në formimin shkencor e metodik të studentëve duke ndjekur detyrat e drejtuesit të departamentit.

Shpallje konkursi për pozicionin e punës 1 (një) personel ndihmësakademik me kohë të plotë, specialist teknike

Shpallje konkursi për pozicionin e punës personel ndihmësakademik me kohë të plotë, bibliotekar

Biblioteka e Universitetit të Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, shpall konkurs për pozicionin e punës personel ndihmësakademik  me kohë të plotë, bibliotekar.

Personeli ndihmësakademik me karakter administrativ, bibliotekar shërben në bibliotekë studentët dhe personelin akademik (përdoruesit); regjistron treguesit kryesorë të punës së bibliotekës (qarkullimin, frekuentimin, etj); i sugjeron përdoruesve literaturën e nevojshme; realizon trajtimin dhe ruajtjen e stokut të bibliotekës; arkivon literaturën e papërdorshme, sipas rregullave dhe rregulloreve në fuqi; respekton  rregullat të sigurisë në punë dhe mbrojtjes nga zjarri; përgjigjet për realizimin e detyrave të ngarkuara me përpikmëri dhe nivel të lartë profesional dhe eprorët brenda afateve; raporton periodikisht tek eprorët.

Shpallje konkursi për pozicionin e punës personel ndihmësakademik me kohë të plotë, bibliotekar

situs toto