Shpallje konkursi për pozicionin e punës 1 (një) personel ndihmësakademik me kohë të plotë, specialist teknike
Departamenti i Specaliteteve Tekniko Mjekësore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, shpall konkurs për pozicionin e punës 1 (një) personel ndihmësakademik me kohë të plotë, specialist teknike.
Specialist teknike/laborant, është njësi ndihmëse e procesit mësimor dhe atij kërkimor në department si dhe ndihmon në formimin shkencor e metodik të studentëve duke ndjekur detyrat e drejtuesit të departamentit.