Urdhër për ndërprerjen e procesit mësimor ne auditore në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" për një periudhë 2 (dy) javore deri në datë 03 prill 2020. Procesi mësimor do të vazhdojë online, sipas udhëzimeve të secilit fakultet.
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në zbatim të udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, prej datës 17.03.2020, ka filluar zhvillimin e procesit mësimor online. Për sa më lart, pranë çdo fakulteti janë ngritur grupet e punës për realizimin e procesit në një nga format virtuale të zgjedhura në dakordësi me studentët.