Kërkimi shkencor nuk mbaron kurrë !
AADF nëpërmjet projektit CleanScore shpall “Konkursin Kombëtar të Punimeve Shkencore” për fushat:
1. Arsim dhe Lidership 

2. Sipërmarrje dhe Ekonomi 

3. Turizëm Kulturor dhe Eko-turizëm 

***

JSTOR iu mundëson studentëve, stafit
pedagogjik dhe hulumtuesve të fushave të ndryshme materiale në disiplinat dhe fushat e tyre të interesit.

CleanScore ka ndërmarrë iniciativën për të zhvilluar “Konkursin Kombëtar të Punimeve
Kërkimore”.
Të gjitha punimet e dorëzuara do të vlerësohen edhe nëpërmjet sistemit për identifikimin e
plagjiaturës www.akademia.al. Pjesëmarrja në këtë konkurs është e hapur vetëm për studentët që ndjekin aktualisht një program studimi në një nga universitetet partnere të CleanScore.

Çmimet për fituesit:
* Vendi i parë – 30.000 Lekë
* 2 vende të dyta – 15.000 Lekë
* 3 vende të treta – 10.000 Lekë

Afati i dorëzimit: 26 Prill – 10 Qershor
Për më shumë informacion vizitoni faqen web të https://cleanscore.al/konkursi