Për të gjithë studentët e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, të cilët kërkojnë të pajisen me vërtetim studenti, janë të lutur të zgjedhin një nga format e mëposhtme për t’u pajisur me dokumentin.
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në zbatim të udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, prej datës 17.03.2020, ka filluar zhvillimin e procesit mësimor online. Për sa më lart, pranë çdo fakulteti janë ngritur grupet e punës për realizimin e procesit në një nga format virtuale të zgjedhura në dakordësi me studentët.