Hapen regjistrimet për ciklin e dytë të studimeve master
Njoftohen të gjithë studentët që kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve bachelor, se regjistrimet për programet e ciklit të dytë master, fillojnë në datë 7 tetor dhe mbyllen në datë 12 tetor. Më poshtë do të gjeni Udhëzimin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit, me numër 24, i cili parashikon proçedurat, afatet dhe mënyrën e regjistrimit për ciklin master, si dhe disa ndryshime në udhëzimin numër 13, për regjistrimin e maturantëve në shkollat e larta.