Kuotat e lira në Universitetin e Elbasanit
Në përfundim të fazës së parë të aplikimeve dhe regjistrimeve, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, dëshiron të njoftojë të gjithë maturantët dhe prindërit e tyre, se do të kenë shumë mundësi përzgjedhjeje në fazën e dytë të aplikimit. Në tabelën e mëposhtme, të gjithë të interesuarit do të njihen me kuotat e mbetura bosh, në programet e studimit që ne ofrojmë, në të cilat ne mirëpresim të gjithë maturantët e interesuar në raundin e dytë të aplikimit dhe regjistrimit.