Kriteret e pranimit dhe përllogaritja e përqindjes së pikëve, në programet e studimit të Universitetit të Elbasanit
Njoftojmë të gjithë maturantët se përzgjedhja e fituesve për të vazhduar studimet e larta pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit , do të bëhet duke llogaritur përqindjen e pikëve, të lëndëve të veçanta, sipas tabelës që ndodhet në linkun e mëposhtëm, për secilin program studimi. Ndërkohë kujtojmë edhe njëherë se domosdoshmërisht mesatarja e shkollës së mesme, duhet të jetë mbi 6, në bazë të përcaktimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave për këtë vit akademik. Duke shpresuar se shumë prej maturantëve do të kenë mundësi të jenë pjesë e Universitetit të Elbasanit në vitin e ardhshëm akademik, ju urojmë suksese!
Shkarkoni excel per: Kriteret e pranimit ne Universitetin e Elbasanit