Njoftim per zgjedhjen e perfaqsuesit te studenteve ne kiz
Duke marrë shkas se përfaqësuesi i studentëve në Komisionin Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan ka dhënë dorëheqjen nga detyra për arsye shëndetësore, në zbatim të Kreu II, neni 6, pika 1/a, kërkohet që KIZ të plotësohet me përfaqësuesin e studentëve.
Për këtë, brenda datës 10.04.2016, ora 12.00, janë të lutur studentët që vijojnë studimet në ciklin e parë/ të dytë me kohë të plotë të paraqesin vetëdeklarimin për kandidat për anëtar të KIZ.
Studentët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën pranë Sekretarisë së KIZ brenda datës 10.04.2016, ora 12.00.