Shpallje konkursi per personel akademik ne departamentin e gjuhes italiane dhe frenge
Fakulteti i Shkencave Humane në Universitetin “A. Xhuvani” Elbasan, për nevojat e tij në Departamentin Gjuhë Italiane dhe Frënge për vitin akademik 2015-2016, shpall konkurs për 1 (një) personel akademik kohë të plotë.
Kriteret për konkurrim janë:
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit në Gjuhë Franceze. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet te jenë të njohura nga MAS
- Të këtë përfunduar studimet Bachelor dhe Master (ekuivalente me të) në profilin Gjuhë Franceze, Gramatikë, Morfologji, Sintaksë, Fonetikë, Gramatikë frënge e aplikuar me notë mesatare mbi 8.5
- Të ketë gradën doktor në fushën e gjuhësisë (ose në proces)
- Te këtë përvojë mësimdhënie në universitet
- Të ketë kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse
- Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 25.02.2016 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
- Leter interesi
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
- Provime pasuniversitare mikroteza etj
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/ vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
- Raport mjeko-ligjor
Kandidatët do t'i nënshtrohen intervistës me gojë në departament
Shënim:
Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/njoftime