Shpallje konkursi specialist ne drejtorine e standarteve dhe kurikulave
Drejtoria e Standarteve dhe Kurrikulave në Universitetin "A. Xhuvani" Elbasan, shpall konkurs për 1 (një) vend pune, specialist, me kërkesa si më poshtë:
Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit në shkenca edukimi. Diplomat jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS
- Të jetë diplomuar në fushën përkatëse me notë mesatare mbi 8.5 Të ketë përfunduar studimet Master (ekuivalente me tw) me notë mesatare mbi 8.5.
- Të ketë përvojë pune si programuese
- Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet në arsimin universitar
- Të ketë përvojë pune në hartimin e Kurrikulave
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimorë të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
- Të ketë veprimtari shkencore, si pjesëmarrëse në projekte kërkimore shkencore, referime në konferenca dhe seminare brenda dhe jashtë vendit.
- Preferohet të ketë bërë publikime në fushën përkatëse
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 28.01.2016 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
- Provime pasuniversitare mikroteza etj
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/ vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
- Raport mjeko-ligjor
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do ti nënshtrohen një interviste.
Shënim:
Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/njoftime