Shpallje konkursi sekretare prane fshe
Fakulteti i Shkencave të Edukimit në Universitetin "A. Xhuvani" Elbasan, shpall konkurs për 2 (dy) vende për personel ndihmës mësimor, në Sekretarinë Mësimore (sekretar) me kërkesa si më poshtë:
- Të ketë diplomë të arsimit të lartë (diplomë të nivelit të dytë ose ekuivalente me të).
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit. Të njohë programet bazë të Microsoft Office si Excel, Word etj.
- Preferohet të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e gjuhës letrare kombëtare dhe njohuritë themelore të shkrimit akademik dhe aftësi në redaktimin e materialeve shkresore.
- Të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet gjuhë angleze, italiane etj.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të punojë në grup.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 28.01.2016 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit të aplikimit)
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
- Dëshmia e gjuhëve të huaja/kompjuter që zotëron (noterizuar)
- Referenca pune
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do ti nënshtrohen një interviste në Dekanatin e FSHE.
Shënim:
Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/njoftime