“Për procedurën e përjashtimit dhe reduktimit të tarifës së shkollimit për studentët që ndjekin studimet në ciklin I dhe II, me kohë të plotë, për vitin akademik 2015-2016”
Në mbështetje të Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, VKM Nr. 638, datë 22.7.2015 “ Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2015 – 2016” dhe VKM Nr.866 datë 23.10.2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM Nr. 638, datë 22.7.2015 “Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2015 – 2016”;
Njoftojmë:
Studentët që studiojnë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në ciklin I dhe II me kohë të plotë dhe vijnë nga shtresat sociale të mëposhtme:
- Personat që nuk shikojnë / dëgjojnë;
- Invalidët e punës dhe fëmijët e tyre;
- Invalidët;
- Invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre;
- Jetimët;
- Studenti, të cilit njëri nga prindërit i është ndarë nga jeta dhe familja e tij përfiton ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore;
- Romët;
- Ballkano – egjiptianët;
- Ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë nga sistemi komunist ose fëmijët me prindër të dënuar politikë me heqje lirie;
- Fëmijë të policëve e të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, si dhe fëmijët e punonjësve të Gardës së Republikës, të punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të punonjësve të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, kur punonjësit kanë humbur jetën në krye ose për shkak të detyrës;
- Të prekurit nga HIV-AIDS;
Formulari i aplikimit “PRAKTIKË PËR PËRJASHTIM TË PLOTË OSE REDUKTIM NGA TARIFA E SHKOLLIMIT” gjendet në web – site: www.uniel.edu.al rubrika Informacione / njoftime dhe të shkarkohet nga kjo adresë.
Dokumentacioni i përgatitur sipas formularit përkatës të dorëzohet nga vetë studenti në Rektorat deri më datë 21.12.2015.