Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Njoftim shpallje konkursi ne qendren e kerkimit dhe zhvillimit mjedisor e diagnostikues

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin “A. Xhuvani” Elbasan, për nevojat e tij në Qendrën e Kërkimit dhe Zhvillimit Mjedisor e Diagnostikues" për vitin akademik 2015-2016, shpall konkurs për 1 (një) personel akademik me kohë të plotë

Kriteret për konkurim janë:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit në Mjekësi e Përgjithshme. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet te jenë të njohura nga MAS
  • Të jetë diplomuar në profilin mjekësi e përgjithshme, specialiteti kirurgji me notë mesatare mbi 8.5.
  • Të këtë gradë shkencore doktor në Mjekësi.
  • Të ketë kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse
  • Të ketë përvojë në fushën e kërkimit dhe projekteve
  • Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 16.12.2015 këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
  • C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi
  • Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
  • Provime pasuniversitare mikroteza etj
  • Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)
  • Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
  • Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
  • Dëshmi penaliteti/ vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
  • Raport mjeko-ligjor

Shënim:

Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/njoftim