Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Njoftim per bursa

Rektorati i Universitetit “A Xhuvani”, Elbasan

Mbështetur në VKM Nr. 911 datë 11.11.2015 "Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e pagesave dhe për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, për nxënësit e studentët në Institucionet Arsimore Publike, për vitin shkollor 2015 - 2016", Njofton: Studentët e viteve II – ta e të III – ta në të gjitha programet e Ciklit të parë të studimit “Bachelor me kohë të plotë”, të cilët kanë qenë trajtuar me bursë një vit më parë, si dhe ata që kërkojnë të përfitojnë nga bursat e ndërmjetme në dispozicion të Universitetit, duhet:

A. Sipas kriterit ekonomik:

I. Në qoftë se familja (trungu familjar) merr ndihmë ekonomike si familje në nevojë, të dorëzojnë këto dokumente:

  • Certifikatë familjare – origjinale, e lëshuar brenda 3 muajve nga data e dorëzimit të dokumentacionit nga Zyra e Gjendjes Civile.
  • Vërtetim në emër të kryefamiljarit për trajtimin e familjes së tij me ndihmë ekonomike si familje në nevojë, ku të specifikohet: numri i dosjes dhe numri i frymëve që përfitojnë ndihmë, masa e ndihmës (vlera e shprehur me shifra dhe fjalë) – lëshuar nga Njësia e Qeverisjes Vendore. Mos dorëzimi i dokumentit sipas të dhënave të kërkuara përbën shkak për skualifikim.
  • Dokumentin e bankës për hapje numër llogarie – vetëm pranë Raiffeisen Bank.
  • Kartë identiteti e studentit - fotokopje

II. Në qoftë se familja (trungu familjar) nuk merr ndihmë ekonomike si familje në nevojë, krahas dokumenteve të mësipërme do të dorëzojnë edhe këto dokumente:

  • Vërtetim për të gjithë anëtarët e familjes, të aftë për punë, që janë të regjistruar si punëkërkues te papunë – lëshuar nga DR Punësimit të Qarkut.
  • Vërtetim për të gjithë anëtarët e familjes, të aftë për punë që kanë ose jo aktivitet privat – lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Tatim-Taksave e Qarkut.
  • Vërtetim për të gjithë anëtarët e familjes, që kanë ose jo automjet – lëshuar nga D.P.SH.T.RR. (Drejtoria Rajonale e qarkut përkatës).
  • Vërtetim për të gjithë anëtarët e familjes që përfitojnë ose jo të ardhura – lëshuar nga Njësia e Qeverisjes Vendore, DRS Shoqërore e Qarkut, Qendra e punës

III. Secili student bashkëshort me fëmijë, që është akomoduar në konvikt publik, përveç dokumentacionit të mësipërm, sipas kriterit ekonomik, duhet të dorëzojnë edhe vërtetim që banon në konvikt publik.

B. Jashtë kriterit ekonomik

Të gjithë studentët që do të aplikojnë sipas kategorive të mëposhtme, duhet të dorëzojnë:

I. Studentë që kanë përfituar statusin e jetimit – dokumentin e statusit të jetimit (fotokopje e noterizuar), II. Studentë që kanë humbur kujdestarinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë - vendim gjykate (fotokopje e noterizuar), III. Studentë që gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik - dokumentin përkatës (fotokopje e noterizuar). IV. Studentë që gëzojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë - dokumentin përkatës (fotokopje e noterizuar). V. Studentë, fëmijë të personave që gëzojnë statusin e invalidit e përfitojnë pension invaliditeti dhe nuk kanë të ardhura të tjera:

  • Certifikatë familjare – origjinale, e lëshuar brenda 3 muajve nga data e dorëzimit të dokumentacionit nga Zyra e Gjendjes Civile.
  • Kopje e noterizuar e vërtetimit të KMCAP e prindit dhe vërtetim për përfitim pension invaliditeti, lëshuar nga DRS Shoqërore e Qarkut.
  • Vërtetim për të gjithë anëtarët e familjes që përfitojnë ose jo të ardhura – lëshuar nga Njësia e Qeverisjes Vendore, DRS Shoqërore e Qarkut, Qendra e punës.

VI. Student që janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror - vendim gjykate (fotokopje e noterizuar).

Nuk përfitojnë bursë studentët që:

  • Vazhdojnë studimet në largësinë nën 10 km nga vendbanimi i përhershëm i tyre.
  • Janë ndarë nga trungu familjar
  • Familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private
  • Vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi.
  • Shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese.

C. Dokumentacioni i përgatitur dhe i renditur sipas formularit të Aplikimit për bursë të dorëzohet nga vetë studenti në Rektorat – protokolli, nga data 18.11.2015 - 30.11.2015

Shkarko vendimin e këshillit të ministrave

Shkarkoni formularin e aplikimit