Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Për procedurën e përjashtimit dhe reduktimit të tarifës së shkollimit për studentët që ndjekin studimet në ciklin I dhe II, me kohë të plotë, për vitin akademik 2015-2016

Në mbështetje të Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, VKM Nr. 638, datë 22.7.2015 ndryshuar me VKM– në Nr. 866 datë 23.10.2015 “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e studimit në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve, në institucionet publike të arsimit të lartë , në programet e studimeve me kohë të plotë, për vitin akademik 2015 –2016”

Njoftojmë:

Studentët që studiojnë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në ciklin I dhe II me kohë të plotë dhe vijnë nga shtresat sociale të mëposhtme:

  • Personat që nuk shikojnë / dëgjojnë;
  • Invalidët e punës dhe fëmijët e tyre;
  • Invalidët;
  • Invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre;
  • Jetimët;
  • Studenti, të cilit njëri nga prindërit i është ndarë nga jeta dhe familja e tij përfiton ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore;
  • Romët;
  • Ballkano – egjiptianët;
  • Ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë nga sistemi komunist ose fëmijët me prindër tëdënuar politikë me heqje lirie;
  • Fëmijë të policëve e të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, si dhe fëmijët e punonjësve të Gardës së Republikës, të punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe
  • Ankesat, të punonjësve të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, kur punonjësit kanë humbur jetën në krye ose për shkak të detyrës;
  • Të prekurit nga HIV-AIDS;

Formulari i aplikimit “PRAKTIKË PËR PËRJASHTIM TË PLOTË OSE REDUKTIM NGA TARIFA E SHKOLLIMIT” gjendet në web – site: www.uniel.edu.al rubrika Informacione / njoftime dhe të shkarkohet nga kjo adresë.

Dokumentacioni i përgatitur sipas formularit përkatës të dorëzohet nga vetë studenti në Rektorat duke filluar nga data 02.11.2015

Shkarko formularin e aplikimit për "Studimet bachelor"

Shkarko formularin e aplikimit për "Studimet master"