NJOFTIM SHPALLJE KONKURSI DEPARTAMENTI INFORMATIKE
Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin “A. Xhuvani” Elbasan, për nevojat e tij në Departamentin Informatikë për vitin akademik 2015-2016, shpall konkurs për 1 (një) personel akademik me kohë të plotë
Kriteret për konkurim janë:
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit në Inxhinieri Informatike, Informatikë dhe Teknologji Informacioni. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet te jenë të njohura nga MAS
- Të jetë diplomuar në fushën e shkencave Informatike me notë mesatare mbi 8.5.
- Të këtë përfunduar studimet Master (ekuivalente me të) në një nga drejtimet e mësipërme me notë mesatare mbi 8.5
- Te këtë përvojë mësimdhënie në lëndën e Informatikës e kërkimit shkencor dhe të jetë aktualisht i angazhuar në fushën e kërkimit shkencor.
- Të ketë kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse (grada, titulli është përparësi)
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
- Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 11.11.2015 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
- Provime pasuniversitare mikroteza etj
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/ vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
- Raport mjeko-ligjor
Shënim:
Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/njoftim