Njoftim shpallje konkursi departamenti lendeve klinike dhe paraklinike
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin “A. Xhuvani” Elbasan, për nevojat e tij në Departamentin e Lëndëve Klinike dhe Paraklinike për vitin akademik 2015-2016, shpall konkurs për 1 (një) personel akademik me kohë të plotë
Kriteret për konkurim janë:
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit në Legjislacion Mjekësor. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet te jenë të njohura nga MAS
- Të jetë diplomuar në profilin legjislacion mjekësor me notë mesatare mbi 8.5.
- Të këtë përfunduar studimet Master (ekuivalente me të) në profilin legjislacion mjekësor me notë mesatare mbi 8.5
- Te këtë përvojë mësimdhënie në fushën e Legjislacionit mjekësor
- Të ketë kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse
- Të ketë përvojë në fushën e kërkimit dhe projekteve
- Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 11.11.2015 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
- Provime pasuniversitare mikroteza etj
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/ vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
- Raport mjeko-ligjor
Shënim:
Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/njoftim