Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Njoftim per shpallje konkursi

Fakulteti i Shkencave Edukimit të Universitetit “A. Xhuvani” Elbasan për nevojat e tij për staf akademik në Departamentin Psikologji për vitin akademik 2014-2015, shpall konkurs për personel akademik me kohë të plotë.

Kriteret e përgjithshme për konkurim janë:

  • Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit në shkenca psikologjike. Diplomat jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.
  • Kandidati duhet të zotërojë gradën Doktor i Shkencave në Psikologji ose titullin prof.as/prof dr në këtë fushë.

Në qoftë se kandidati nuk zotëron gradën/titujt duhet:

  • Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit në Psikologji. Diplomat jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS
  • Të jetë diplomuar në fushën e Psikologjise, me notë mesatare mbi 8.5
  • Të ketë përfunduar studimet Master (ekuivalente me të) në profilin Psikologji klinike/shkollore/orgazicionale etj me notë mesatare 8.5.
  • Të ketë përvojë mësimdhënie/kërkimit në këtë fushë
  • Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimorë të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
  • Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në këtë fushë
  • Vlerësohen kandidatët që kanë bërë publikime brenda dhe kanë marrë pjesë në Konferenca Kombëtare e Ndërkombëtare në fushën përkatëse.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 25.06.2015 këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
  • C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi
  • Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
  • Botimet e pesë viteve të fundit (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)
  • Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
  • Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
  • Dëshmi penaliteti/ vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
  • Raport mjeko-ligjor
  • Leje nga institucioni ku punon

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do ti nënshtrohen një interviste në departament.

Shënim

Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/njoftime