“Për aplikimim për reduktim të tarifës së shkollimit për studentët që ndjekin studimet në vitin e III dhe IV , me kohë të pjesshme në UE”
Në mbështetje të Ligjit 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, me ndryshimet, Urdhrit të Përbashkët Nr. 528, datë 25.10.2011 të Ministrisë së Financave dhe ministrit të arsimit dhe Shkencës “Për tarifat e shkollimit Institucionet Publike të Arsimit të Lartë për të gjitha programet e studimit të ciklit të parë, me kohë të pjesshme e të edukimit në distancë, për vitin akademik 2011 – 2012”; Urdhrit të Përbashkët Nr. 474, datë 8.10.2012 të Ministrisë së Financave dhe ministrit të arsimit dhe Shkencës “Për tarifat e shkollimit Institucionet Publike të Arsimit të Lartë për të gjitha programet e studimit të ciklit të parë, me kohë të pjesshme e të edukimit në distancë, për vitin akademik 2012 – 2013”; Shkresës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit nr. 2437/1, datë 24.04.2014
Njoftojmë:
Studentët që ndjekin studimet në vitin e III dhe IV, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në ciklin I me kohë të pjesshme, të aplikojnë për reduktim të tarifës së shkollimit.