Shpallje konkursi
Fakulteti Shkencave Natyrës i Universitetit “A. Xhuvani” Elbasan për nevojat e tij në Departamentin Kimi për vitin akademik 2014-2015 shpall konkurs për 1 (një) vend për personel akademik me kohë të pjesshme
Kriteret e përgjithshme për konkurrim janë:
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit në shkenca kimike. Diplomat e fituara jashtë vendit të jenë të njohura nga MAS
- Të jetë ketë përfunduar studimet në Master (ekuivalente me tw) në profilin Kimi, me mesatare mbi 8.5
- Te këtë përvojë dhe i angazhuar në mësimdhënie në fushën kërkimit shkencor
- Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.
- Të njohë një gjuhë të huaj.
- Të jetë ketë përvojë në fushën e kërkimit dhe të projekteve.
- Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 02.04.2015 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
- Botimet e pesë viteve të fundit (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/ vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
- Raport mjeko-ligjor
- Leje nga institucioni ku punon
Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/njoftime.