Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Shpallje konkursi

Fakulteti Shkencave Natyrës i Universitetit “A. Xhuvani” Elbasan për nevojat e tij në Departamentin Fizikë për vitin akademik 2014-2015 shpall konkurs për 1 (një) vend për personel akademik me kohë të pjesshme

Kriteret e përgjithshme për konkurrim janë:

  • Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit në shkenca fizike. Diplomat e fituara jashtë vendit të jenë të njohura nga MAS
  • Të jetë ketë përfunduar studimet në Master (ekuivalente me tw) në profilin Fizikë, me mesatare mbi 8.5
  • Te këtë përvojë dhe i angazhuar në mësimdhënie në fushën kërkimit shkencor
  • Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.
  • Të njohë një gjuhë të huaj.
  • Të jetë ketë përvojë në fushën e kërkimit dhe të projekteve.
  • Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 02.04.2015 këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
  • C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi
  • Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
  • Botimet e pesë viteve të fundit (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)
  • Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
  • Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
  • Dëshmi penaliteti/ vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
  • Raport mjeko-ligjor

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/njoftime.