Njoftim per shpallje konkursi
Fakulteti i Shkencave të Natyrës të Universitetit "A. Xhuvani" Elbasan, shpall konkurs për 1 (një) vend pune për personel ndihmës mësimor, laborant
Kriteret e përgjithshme për konkurrim janë:
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit në shkenca informatike. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet te jenë të njohura nga MAS
- Të ketë diplomë universitare të përfundimit të ciklit të dytë “Master” ose ekuivalente me të, në Informatikë.
- Të ketë përvojë pune në laborator ose kërkim shkencor.
- Preferohet të ketë njohuri themelore të shkrimit akademik
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimorë të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
- Të ketë njohuri në përdorimin e pajisjeve laboratorike
- Të jetë i komunikueshëm dhe të ketë aftësi të punojë në grup
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri me datë. 11.02.2015 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
- Botimet e pesë viteve të fundit (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/ vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
- Raport mjeko-ligjor
Kandidati do t'i nënshtrohet edhe intervistës me gojë.