Njoftim per shpallje konkursi
Fakulteti Shkencave Mjekësore Teknike i Universitetit “A. Xhuvani” Elbasan për nevojat e tij në Departamentin e Lëndëve Klinike dhe Paraklinike për vitin akademik 2014-2015 shpall konkurs për 1 (një) vende për personel akademik me kontratë.
Kriteret e përgjithshme për konkurrim janë:
- Të ketë gradën Profesor ose Proff. Ass në fushën Ortopedi-Traumatologji
- Të jetë ketë përvojë në fushën e kërkimit dhe të projekteve.
- Të ketë botime brenda e jashtë vendit në fushën përkatëse.
- Të këtë përvojë mësimdhënie në fushën e Traumatologji.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 11.02.2015 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
- Botimet e pesë viteve të fundit (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/ vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
- Raport mjeko-ligjor
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen një interviste në departament.
Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/njoftime.