Njoftim per shpallje konkursi
Fakulteti Ekonomik i Universitetit “A. Xhuvani” Elbasan për nevojat e tij në Departamentin Ekonomiks për vitin akademik 2014-2015 shpall konkurs për 2 (dy) vend për personel akademik me kohë të plotë.
Kriteret e përgjithshme për konkurrim janë:
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit në profilet Ekonomiks ose Statistikë. Diplomat e fituara jashtë vendit të jenë të njohura nga MAS.
- Të jetë diplomuar në ketë fushë me notë mesatare mbi 8.5.
- Të këtë përfunduar studimet Mastër (ekuivalente me të) në profilin Statistikë/Ekonomiks me notë mesatare mbi 8.5.
- Preferohet grada “Doktor” në profilet Ekonomiks ose Statistikë
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimorë të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
- Tw ketë trajnime tw ndryshme në profilin përkatës
- Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.
- Preferohet të ketë bërë botime shkencore në profilet përkatëse në revista të njohura Kombëtare dhe Ndërkombëtare si dhe të ketë marrë pjesë në konferenca Shkencore.
- Të ketë përvojë në mësimdhënie.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 24.12.2014 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
- Provime pasuniversitare mikroteza etj
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/ vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
- Raport mjeko-ligjor
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen një interviste në departament.
Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/njoftime.