“Për procedurën e përjashtimit nga tarifa e shkollimit për vitin akademik 2014-2015 në UE”
Në mbështetje të Ligjit 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, me ndryshimet, Nr. 699, datë 22.10.2014 “Për përjashtimin ose reduktimin nga tarifa vjetore e shkollimit e studentëve që ndjekin programet e studimeve me kohë të plotë të ciklit të parë , programet e studimeve jouniversitare, profesionale, programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si dhe programet e studimeve të ciklit të dytë “Master profesional” dhe “Master i shkencave”/“Master i arteve të bukura” në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2014 – 2015
Njoftojmë:
Studentët që studiojnë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në ciklin I dhe II me kohë të plotë dhe vijnë nga shtresat sociale të mëposhtme:
- Personat që nuk shikojnë / dëgjojnë.
- Invalidët.
- Invalidët e punës dhe fëmijët e tyre.
- Invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre.
- Fëmijët që gëzojnë statusin ligjor të jetimit.
- Fëmijë romë / Ballkano – Egjiptianë.
- Student, të cilit njëri nga prindërit i është ndarë nga jeta dhe familja e tij përfiton ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore (Komunë /Bashki).
- Ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë nga sistemi komunist dhe fëmijët me prindër të dënuar politikë me heqje lirie.
- Fëmijë të policëve e të ushtarakëve të forcave të armatosura që kanë humbur jetën ose janë plagosur për shkak të detyrës.
- Të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS.
Formulari i aplikimit “PRAKTIKË PËR PËRJASHTIM TË PLOTË OSE REDUKTIM NGA TARIFA E SHKOLLIMIT” gjendet në web – site: www.uniel.edu.al rubrika Informacione / njoftime dhe të shkarkohet nga kjo adresë.
Dokumentacioni i përgatitur sipas formularit përkatës të dorëzohet nga vetë studenti në Rektorat duke filluar nga data 11.11.2014.