Aktivitet kulturor në Universitetin e Elbasanit në kuadrin e „Tetorit Gjerman“
Në datat 30 dhe 31 tetor 2014 në bashkëpunim me Qendrën e Gjermanishtes në Tiranë (Deutschzentrum), Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Seksionin e Gjuhës Gjermane u shfaqën në Universitetin e Elbasanit tre filma në gjuhën gjermane: „Goethe“, „Vier Minuten“ (Katër minuta) dhe „Kirschblüten Hanami“ (Lulet e qershisë Hanami). Krahas pedagogëve dhe studentëve të gjuhës gjermane të ftuar ishin edhe studentë të fakulteteve të ndryshme pranë këtij Universiteti.
Për të tetën herë radhazi Ambasada Gjermane në Tiranë organizon „Tetorin Gjerman“ në Shqipëri, i cili është kthyer tashmë në traditë. Nën moton „Të bashkojmë njerëzit, kapërcejmë kufijtë dhe krijojmë rrjete komunikimi „Tetori gjerman“ ka shfaqur larminë e marrëdhënieve shqiptaro-gjermane.