Njoftim shpallje konkursi
Fakulteti i Shkencave Edukimit të Universitetit “A. Xhuvani” Elbasan për nevojat e tij në Departamentin Edukim Qytetar për vitin akademik 2014-2015 shpall konkurs për 1 (nje) vend për personel akademik me kontratë.
Kriteret e përgjithshme për konkurrim janë:
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit në shkenca politike e sociale. Diplomat jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.
- Kandidati duhet të zotërojë gradën DOKTOR i shkencave në Filozofi.
- Kandidati duhet të zotërojë paktën një gjuhë të huaj perëndimorë të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
- Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën mësimdhënies.
- Preferohet të ketë bërë publikime në fushën përkatëse
- Të ketë përvojë në mësimdhënie
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 6.11.2014 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
- Provime pasuniversitare, mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/ vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
- Raport mjeko-ligjor
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do ti nënshtrohen një interviste në departament.
Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/njoftime