Njoftim per shpallje konkursi
Fakulteti i Shkencave Humane “A. Xhuvani” Elbasan, Departamenti Letërsi Gazetari për nevojat e tij për personel akademik me kohë të plotë për vitin akademik 2014-2015 shpall konkurs për 1 (një) vend për personel akademik.
Kriteret për konkurrim janë:
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit. Diplomat e fituara jashtë vendit te jene te njohura nga MAS
- Të jetë diplomuar në degën Letërsi me notë mesatare mbi 8.5. Preferohet specialiteti në fushën e letërsisë së krahasuar me mesatare të lëndëve të specialitetit mbi 8.5.
- Të këtë përfunduar studimet Master (ekuivalente me te) në profilin Letërsi, me notë mesatare mbi 8.5.
- Te këtë përvojë mësimdhënie dhe të jetë i angazhuar në këtë fushë.
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.(preferohet anglishtja)
- Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.
- Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 6.11.2014 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
- Provime pasuniversitare, mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/ vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
- Raport mjeko-ligjor
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do ti nënshtrohen një interviste në departament.
Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/njoftime