Shpallje konkursi i brendshëm, për personel ndihmësakademik me karakter administrativ, Përgjegjës i Laboratorit Eksperimental
Njoftim për shpallje konkursi të brendshëm
Në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, shpallet konkurs i brendshëm, për personel ndihmësakademik me karakter administrativ. Ftohen të aplikojnë punonjësit e kategorisë personel ndihmësakademik dhe administrativ, me kohë të plotë në UE, që plotësojnë kriteret e përgjithshme e të posaçme, në respektim të rregullores në fuqi, miratuar me Vendimit nr. 70 datë 17.11.2025 të Senatit Akademik “Për miratimin e rregullores për plotësimin e vendeve të lira të punës të kategorisë personel ndihmësakademik në Universitetin e Elbasanit ”Aleksandër Xhuvani”:
Kategoria: personel ndihmësakademik me karakter administrativ.
Njësia: Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Pozicioni i punës: Përgjegjës i Laboratorit Eksperimental.
Aktivitete në UE
Biblioteka
Njoftime
Kontakte