Njoftohen të gjithë studentët të cilët kanë ndjekur studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) privat, të cilëve iu është hequr licenca, se mund të aplikojnë për transferimin e studimeve në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, sipas procedurave të Udhëzimit Nr. 33, datë 19.09.2014.
Për aplikim studenti duhet të depozitojë në sekretarinë mësimore të fakultetit përkatës, dokumentet si më poshtë:
Kërkesën për regjistrim;
Lista e notave dhe kreditet e fituara për çdo lëndë, e cila do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur;
Për studentët që aplikojnë për transferim të studimeve në programe studimi të ciklit të parë, fotokopie të noterizuar të diplomës së Maturës Shteterore së bashku me çertifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri dhe të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS). Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërise përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopje të noterizuar të Dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, së bashku me vërtetimin nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) për shlyerjen e provimeve me zgjedhje nëse kanë dhënë provime të tilla. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë, respektivisht, vërtetim notash të Maturës Shtetërore dhe provimesh me zgjedhje, ose dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga AKP ose nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale / Zyra Arsimore përkatëse ose listën e notave të shkollës së mesme lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
Për studentët që aplikojnë për transferim të studimeve në programe studimi të ciklit të dytë, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 3 të këtij njoftimi, kandidati duhet të dorëzojë dhe fotokopje të noterizuar të diplomës/diplomave të ciklit/cikleve të mëparshëm të studimit të arsimit të lartë së bashku me çertifikatën e notave dhe suplementin e diplomës/diplomave përkatëse. Në rastet kur kandidati nuk disponon diplomën/diplomat mund të dorëzojë një dokument tjetër të vlefshëm për aplikimin për vazhdimin e studimeve në një IAL publike në vendin përkatës. Në rastet kur dokumenti është lëshuar nga një institucion i huaj ai duhet duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, si dhe i njohur në Republikën e Shqipërisë nga MAS;
Kopje të noterizuar të dokumentit të identifikimit të vlefshëm;
Dokument bankar që verteton pagesën e tarifës prej 3,000 lekë për aplikimin e kryer;
Deklaratën e plotësuar, sipas Shtojces nr. 1 të Udhëzimit te MAS Nr.33, datë 19.09.2014, e cila firmoset në praninë e punonjësit të sekretarisë mësimore dhe kundërfirmoset nga ky i fundit;
Numrin e matrikullimit;
Çertifikatë e mbrojtjes së gjuhës shqipe (për shtetasit e huaj);
Dy fotografi personale.
Shenim:
Studenti nuk mund të aplikojë për transferimin e studimeve në dy IAL njëkohësisht.