Njoftim
Njoftojmë gjithë të interesuarit se në tabelën e mëposhtme do të gjeni pikët e marra nga çdo konkurent, në testet e zhvilluara nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, për programin e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte”. Sqarim. Në tabelë janë vetëm pikët e marra në konkurim nga ana e kandidatëve për studentë. Ashtu siç e parashikon edhe vendimi i Këshillit të Ministrave, këto pikë janë 50% e pikëve të përgjithshme të secilit konkurent, ndërkohë që 50% do të llogariten nga mesatarja e shkollës së mesme. Pra lista e fituesve do të shpallet pasi të mblidhen të dy rezultatet nga APRIAL.